Ergys Agasi mori peng jo një, por disa biznesmenë që paraqiteshin në tendera! 85% e Kadastrës së Durrësit është e manipuluar

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për manipulimin e Kadastrës, duke deklaruar se ‘85% e Kadastrës së Durrësit është e manipuluar’. Ai theksoi se 16 drejtorë të kadastrës janë ndërruar në Vlorë për t’i hapur rrugë, interesave të Edi Ramës mbi pronat në Gjipe.

Berisha akuzoi gjithashtu se AKSHI është përdorur për kontrollin e internetit të përfaqësive të huaja në Shqipëri dhe për tendera të paracaktuar. E morën Kadastrën, e kanë manipuluar në shkallën më ekstreme.

Berisha: Ergys Agasi mori peng jo një, por disa biznesmenë që paraqiteshin në tendera, sepse tenderat duhet t’i fitonte Ermal Beqiri dhe thoshte ky Armand Frangu, ata që donin, ata që paguanin Ergysin sa më shumë. AKSHI u përdor për të vënë në kontroll internetin e të gjitha përfaqësive të huaja në Shqipëri sipas dëshirës së Edi Ramës.

Duke bërë kështu një dhunim, një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës, që i garanton këto përfaqësi nga mbrojtja e plotë, ndërhyrjeve të këtij lloji. Nuk mund të harxhojmë kohë më shumë, se ky libër i zi do shkruhet dhe ky libër i zi është një nga faqet më të zeza të këtij regjimi. Shqiptarët nuk mund ta imagjinojnë se çfarë manipulimi monstruoz është bërë me Kadastrën. Dua të them këtu, e-Kadastra, ishte një sukses i një grupi të rinjsh shqiptarë.

Një grup 3 ose 4 të rinj punuan dhe realizuan e-Kadastrën. Fillimisht Banka Botërore me një skepticizëm të plotë. Kadastra është gjë shumë delikate, shumë e veçantë. Por kur ekspertët e saj e studiuan, Banka Botërore e certifikoi dhe kërkoi, organizoi workshope rajonale dhe kërkoi përdorimin e saj dhe nga vendet e tjera. Këta ishin një grup, nuk mbaj mend besoj se u bëmë ndonjë shpërblim po diçka bëmë për ta.

Natyrisht atyre u mbetet krenaria e asaj që realizuan për vendin e tyre. E morën Kadastrën, e kanë manipuluar në shkallën më ekstreme. 16 drejtorë Kadastre janë ndërruar në Vlorë vetëm e vetëm sepse duhej që Edi Rama të merrte prona që absolutisht nuk i takonin. Duhej të merrte kanionin e Gjipesë. Dhe jo vetëm kanionin e Gjipesë. Duhej të merrte prona të tjera në Vuno që nuk kishin qenë kurrë të familjes së nënës së tij. Dhe duhej të merrte prona të cilat sado që të nxirrnin lame e kishte mik, po ai nuk firmoste. Nuk mund të firmoste. 85% e Kadastrës së Durrësit është e manipuluar në mënyrë përfundimtare.

About Redaksia

Check Also

Denisa Kele: Teknologjia duhet të fuqizojë qytetarin, jo pushtetin! PD me vizion konkret për blockchain-in si themel

FJALA E DREJTUESES SË DEP. TË AI NË PD, DENISA KELE,  NË TAKIMIN ME TEMË: …