Berisha: Blockchain është teknologjia më e domosdoshme për të dalë nga ky kaos i tmerrshëm

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se teknologjia blockchain është një nga mjetet më të domosdoshme për të nxjerrë Shqipërinë nga ajo që e cilëson si ‘kaos të tmerrshëm’, për të cilin akuzon drejtpërdrejt Edi Ramën.

Berisha tha se teknologjia dixhitale është mbi të gjitha teknologji e transparencës, ndërsa akuzoi Ramën se ka abuzuar ‘in ekstremis’ me të.

Berisha: Pra, pse e bëra këtë ekspoze?

Për të kuptuar se çfarë rëndësie jetike ka teknologjia. Se ne nuk heqim dorë kurrë nga këto. Këto erdhën të gjitha nga vullneti i keq i atyre që drejtuan.

Por në fund të fundit, në qoftë se ka një sinonim, teknologjia dixhitale është teknologjia e transparencës. Sinonimi më i përshtatshëm kjo është transparencë, përveç të tjera e të tjera me radhë.

Ndaj dhe falënderoj organizimin e këtij takimi, dhe të ndjekim së bashku ekspozenë e Lukas, me bindjen se, blockchain është ndoshta teknologjia më e domosdoshme për të dalë nga ky kaos i tmerrshëm në të cilin me qëllim e ka zhytur Edi Rama Shqipërinë, duke abuzuar in ekstremis me teknologjinë dixhitale.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Dhomë torture si e Gestapos brenda ministrisë/ Rreth 1 mijë të ndaluar në protesta

Deputeti i PD, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për …