Duke folur për eksperiencën e Shqipërisë në digjitalizim dhe e-prokurim, Berisha solli si shembull një konferencë në Bruksel ku morën pjesë edhe figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë themeluesin e Transparency International, Peter Eigen.
Shqpëria në vitin 2005 ishte në një nivel shumë të ulët sa i përket përdorimit të teknologjisë, ndërsa e-prokurimi u zhvillua si një instrument për rritjen e transparencës. Sipas tij, përcaktues është vullneti politik i atyre që drejtojnë.
Berisha: Edhe njëherë, ju falënderoj shumë për organizimin e këtij takimi, ekpozenë e shkëlqyer që Luka bëri. Dy momente do të theksoj. Ku ishim në 2005, në fundin e botës, ishte një vullnet politik të arrinim në ndonjë fushë të caktuar, në çati. Dhe këto ishin për burimet.
Komuniteti indian në Europë organizoi një konferencë të madhe në Bruksel. I ftuar aty ishte Narendra Modi, në atë kohë jo kryeministër, ishte kryeministri i Guxharatit, por i bërë i famshëm për digjitalizimin dhe përpjekjet e tij në funksion të biznesit, lehtësimet e mëdha në regjistrimin e biznesit e një sërë gjërash. I dyti aty i ftuar ishte zëvendëspresidenti i UBS Boston. Ishte ftuar aty sepse ky burrë me karakter kishte patur një debat të tillë në një konferencë të mbyllur bankierësh. Në atë kohë në Shtetet e Bashkuara shpërthen kriza e subprimeve.
Kjo krizë u krijua nga një shfrenim i jashtëzakonshëm i kreditimeve. Domethënë, bazuar në doktrinën e Friedman-it, jo ekonomi e kërkesës, por e nxitjes së ofertës, bankat amerikane ndërmorën një fushatë të jashtëzakonshme kreditimesh. Një qytetar amerikan mund të kishte 14 karta krediti, merrte.
Në fakt, e gjitha kjo bazohej në tregun imobiliar. Dhe ky ishte holandez, ngrihet në atë mbledhje bankierësh dhe i thotë: ‘Po mirë,’ thotë, ‘po sikur Nikola të mos na e paguajë dot këstin?’ ‘Kjo nuk ndodh,’ i thotë ai që kryesonte mbledhjen. ‘Po pse s’mund të ndodhë?’ ‘Jo, nuk ndodh.’ ‘Po pse nuk ndodh?’ Entuziazmi i tregut. Mirë, ulet. Tani prapë merr fjalën, i thotë: ‘Po çfarë ndodh në qoftë se Nikola nuk na e paguan dot këstin?’ Ai prapë i thotë të njëjtën gjë. Herën e tretë ky prapë ngrihet, i thotë: ‘Çfarë ndodh kur Nikola nuk paguan dot?’
Atëherë i thotë ai, pastaj thotë, ‘Një zinxhir me pasoja të paparashikuara.’ I thotë të vërtetën. Edhe ky i jep dorëheqjen. ‘Unë,’ thotë, ‘që sot jap dorëheqjen. Ne nuk mund të veprojmë në këtë mënyrë si bankierë.’ Ndërsa e dimë, kriza erdhi në fakt, dhe ky mbeti shumë i nderuar. Kriza erdhi dhe ajo krijoi shumë probleme kudo, jo vetëm në Europë, por më shumë, pasi Europa pasqyronte shumë krizat e ekonomisë amerikane.
I treti në atë aktivitet i ftuar ishte Peter Eigen. Ky ishte themeluesi i Transparency International. Një personalitet i shquar, profesor, personalitet i shquar. I katërti isha unë. Unë isha aty, imagjinoni, për e-prokurimin. Dhe tani më duket vetja… Domethënë, ne kishim marrë, ç’është e vërteta, në 2010-ën çmimin e dytë nga OKB-ja vetëm për këtë, e-prokurimin, çmimin e dytë për transparencë dhe shërbimin civil.
Por natyrisht, problemet tani që parashtrohen aty ishin, dhe i them aty, i dhashë një vlerësim si duhet, edhe ky më thotë aty, publikisht, ‘E shpjegova çfarë kemi bërë, këto, këto, këto.’ ‘Jo,’ thotë, ‘nuk është kështu.’ ‘Problemi është,’ thotë, ‘se ky ka bërë atë që kryetari i Bashkisë së Berlinit nuk e ka bërë, dhe ky e ka bërë atë se ky nuk do, ky do transparencë, kurse ai nuk do transparencë në praktikat e tenderave të tij.’ Me një fjalë, ua thashë këtë se përcaktues është vullneti.
Në qoftë se ka një vullnet politik për të transformuar, për t’u ndarë me korrupsionin, rruga është kjo. Vetëm se në këtë rast atëherë nisëm pothuajse nga shumë, shumë një nivel i dobët ku ishim.
Tani jo, tani jemi në një nivel tjetër dhe fakti që ne kemi ekspertë si Luka që është i gatshëm të angazhohet menjëherë, por duke patur vullnetin politik, rëndësia e këtij procesi është e jashtëzakonshme.
Gazeta RD