Lidhjet e bandave me SHISH/ Berisha: Mbroni interesat mafioze mbi sigurinë e Shqipërisë! Jeni bërë skllevër të padrinos!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj drejtimit të SHISH dhe mazhorancës, duke pretenduar se lidhjet e zyrtarëve me grupe kriminale po vendosen mbi interesat e sigurisë kombëtare.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha akuzoi drejtuesit e institucioneve se po shmangin debatin për akuzat ndaj Shërbimit Informativ dhe se po mbrojnë, sipas tij, interesat e Edi Ramës.

Berisha: Shefja e Shërbimit Informativ, anëtar i grupit të strukturuar kriminal! Për cilin grup thoni ju? Grupit kriminal më të rrezikshëm në Europë! Grupit që dispononte qindra milionë euro për llogaritë e Edi Ramës në AKSH, në kopshtin e tij privat. Grupit që kontrollonte internetin dhe komunikimin e mbarë vendit. Grupit që kontrollonte të gjitha sekretet shtetërore. Grupit që në një akt pabesie, në një akt dhunimi flagrant të konventave ndërkombëtare, me urdhër të padrinos vuri në kontroll misionet diplomatike. Vuri në kontroll delegacionet e huaja, duke kërcënuar në mënyrë të padiskutueshme sigurinë e tyre në Shqipëri.

Çfarë jeni ju more? Avoketër të akteve të tilla? Sepse vetë, një pjesë e juaja është anëtar bandash. Sepse vetë një pjesë e juaj ka porositur vrasje. Sepse vetë një… po, po, me dokumenta. Një pjesë e juaj ka bërë pazaret më të fëlliqura me kartelet e drogës. Dhe tani bëheni avoketër të Edi Ramës dhe Vlora Hysenit. Si more mund të cënoni në këtë mënyrë? Po çfarë kujtoni ju? A e dini ju që SHISH-i është një institucion dhe jo një person? A e dini ju që ai është aty… kjo… mund t’i vësh çdo epitet po s’po e prish gojën time… ka shkatërruar, ka ndërtuar organigramën më të rrezikshme për vendin. Dhe ju kujtoni se do shpëtoni në këtë mënyrë.

Ju vini mbi interesat e shqiptarëve dhe sigurisë së tyre, mbi interesat e Shqipërisë, por dhe mbi interesat e Aleancës së Atlantikut të Veriut, e bashkëpunimit ndërkombëtar, interesat mafioze të një njeriu që s’ka ligj as moral dhe që sillet si padrino në këtë vend, dhe ju si skllevër të tij. Si ka mundësi more? Unë e kuptoj, lidhjet tuaja me krimin ju detyrojnë ju të mbani qëndrime të tilla. Si mund të shmangni ju një debat para shqiptarëve, në një kohë kur shefen e shërbimit të tyre informativ e rekrutojnë bandat, mafia, kartelet? Ku e gjeni ju këtë moral dhe këtë justifikim? E gjeni në faktin se ju jeni skllevër të padrinos.

 

About Redaksia

Check Also

Denisa Kele: Teknologjia duhet të fuqizojë qytetarin, jo pushtetin! PD me vizion konkret për blockchain-in si themel

FJALA E DREJTUESES SË DEP. TË AI NË PD, DENISA KELE,  NË TAKIMIN ME TEMË: …