Shkrirja e bashkive/ Banorët e Divjakës protestë te Kryesia e Kuvendit

Qytetarët janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit. Para godinës janë mbledhur protestues të shumtë nga bashkitë që kundërshtojnë reformën territoriale të propozuar nga PS.

Protestuesit janë organizuar në Komisionin e Ligjeve, ku edhe pritet të diskutohet për këtë çështje.

Reforma e propozuar është kundërshtuar prej disa kohës. Banorët e Divjakës, gjithashtu kanë kundërshtuar propozimin e PS, duke organizuar çdo ditë protesta dhe duke kërkuar që Divjaka të jetë bashki më vete. Edhe disa bashki të tjera kanë mbajtur të njëjtin qëndrim.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Dhomë torture si e Gestapos brenda ministrisë/ Rreth 1 mijë të ndaluar në protesta

Deputeti i PD, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për …