Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ndryshimet në strukturat përkatëse janë bërë me firmën e Belinda Ballukut.
Berisha akuzoi gjithashtu se paratë e taksapaguesve shqiptarë kanë përfunduar në hipodromin privat të Ergys Agasit, për të cilin pretendoi se duhej të ishte konfiskuar.
Berisha: Në komitet tani është Ermal Balluku apo Ermal Raketa. Të gjitha këto ndryshime qëdo i dëgjoni janë bërë me firmën e Lubi Ballukut.
Por Roni Yeffet alias Edi Rama ka duart e tij të zeza.
Ka dashur të shtrijë duart e tij të zeza në aeroportin e Vlorës.
Ka marrë hipodromin e Ergys Agasit.
Paratë e taksapaguesve tanë shkojnë në hipodrome private, i cili duhej të ishte i konfiskuar.
Por problemi është se njëlloj si verën, që kushtonte 33 mijë euro shishja dhe i përkiste Edi Ramës, edhe hipodromi nuk mund të konfiskohej pavarësisht se Agasi është në burg.
Jo, duhej ta merrte në pronësi Yeffeti, që e ka hipizmin së bashku me Arjetën si një sport engledisës.
Yeffet kontrollonte kokë e këmbë Lubi Ballukun, të gjitha firmat.
Gazeta RD