Berisha-deputetëve të PS: Videot e Gys Agasit me ju janë turpi i turpeve të njerëzimit dhe do të dalin

Kryetari i PD, Sali Berisha, iu drejtua deputetëve të mazhorancës me akuza të forta, duke pretenduar se ata janë “pengje” dhe se po bllokojnë transparencën për institucionet e sigurisë për interesa personale dhe politike.

Berisha përmendi edhe pretendimin për ekzistencën e videove të biznesmenit Ergys Agasi me deputetë të PS-së, duke deklaruar se ato, sipas tij, “do të dalin”.

Berisha: Çfarë patë ju në seancën e mëngjesit me Padrinon?

Apo e zhvilloi më tej kërcënimin që i bëri Klodiana Lalës ndaj jush?

Çfarë ndodhi në atë seancë, më thoni pak?

A mundet ju të bllokoni një debat për transparencë për institucionin numër një të shtetit për sigurinë?

A mundet ju të shkelmoni çdo interes kombëtar, shoqëror, atdhetar, etj me radhë, vetëm për interesa të Padrinos dhe tuajat personale?

Ju jeni pengje.

Se u them unë ju, ju jeni pengje.

Ju, ato videot e Adi Hilës, ato janë lule çfarë janë videot e Gys Agasit me ju.

Po, po, janë lule ato.

Videot e Gys Agasit me ju janë turpi i turpeve të njerëzimit.

Dhe do të dalin.

Do të dalin, po, po, mos qeshni se jeni aty.

Arkiva juaj e krimit nuk ka fund.

Ndaj dhe ju kërkoni të mbyllni çdo gjë, të shkelmoni Kushtetutën, të pranoni të shkelmoni Kushtetutën.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …