Berisha: Njeriu që paraqet të quajturën reformë, është një bashkëpunëtor me Eco Tiranën i Ndraghetës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj personit që po prezanton reformën e re territoriale, duke e akuzuar për lidhje me “Eco Tirana” dhe një organizatë të Ndraghetës.

Berisha deklaroi se gjatë periudhës 2017-2023 janë shpërdoruar dhe përvetësuar qindra milionë euro, ndërsa Tirana, në vend që të përmirësohej, “çdo vit është bërë më e pistë”.

Duke iu drejtuar deputetëve, Berisha kërkoi që qëndrimet e shprehura në parlament të shoqërohen me votën përkatëse, duke paralajmëruar se në të kundërt ato do të mbeten si “fjala më hipokrite në historinë e parlamentit”.

Berisha: Shqetësimi i zonjës është shumë serioz.

Njeriu që paraqet, tashti të quajturën reformë, është një bashkëpunëtor me Eco Tiranën i një organizate, i Ndraghetës.

Ky njeri, për shtatë vite në Eco Tiranë, ka përvetësuar, shpërdoruar nga 17-ta, 2017-ta në 23-shin, qindra e qindra milionë euro dhe Tirana çdo vit është bërë më e pistë.

Nuk kam asgjë tjetër veçse të ftoj që fjalën që mbajtët ta shoqëroni me qëndrimin në votë, se përndryshe do regjistrohet me gërmat më të zeza si fjala më hipokrite në historinë e parlamentit.

About Redaksia

Check Also

Berisha për deputetin Sinaj/ “Eunuk, emri yt në shtyllën e turpit”

Deputeti socialist Vullnet Sinaj, në fjalimin e tij në Kuvend tha se ka mbajtur dhe …