Berisha: PD kaloi një kalvar të vërtetë, por qëndroi për të pasur një opozitë sovrane, ballë për ballë me një qeveri jo legjitime

Kryetari i PD, Sali Berisha para demokratëve të pranishëm në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ që po zhvillohet te Teatri Bylis, Fier tha se, ne bëmë çdo gjë që këtë parti mos e kontrollojë kush tjetër përveç jush, anëtarët, anëtaret e kësaj partie.

Ai shtoi se dhe pse PD kaloi një kalvar të vërtetë po qëndron ballë për ballë me një qeveri jo legjitime.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qytetareve dhe qytetarëve të qarkut të Fierit, të qytetit të Fierit, të pranishëm sot në këtë sallë dhe kudo që jeni në qytet, në fshatra, jashtë këtij qarku, në Shqipëri, në botë.

Një përshëndetje vëllazërore të përzemërt për të gjithë ju. Të nderuar deputetë të qarkut të Fierit, drejtues të degës së Partisë Demokratike të Fierit, Lushnjës, Divjakës, Patosit dhe Roskovecit.

Një përshëndetje me mirënjohje për punën tuaj, kontributin tuaj të çmuar.

Vij sot tek ju në këtë foltore të rithemelimit, e cila në vlerësimin tim ka një rëndësi të jashtëzakonshme para së gjithash për Shqipërinë, për shqiptarët, për të rinjtë, të rejat, burrat, gratë, të moshuarit e këtij vendi.

Sepse kjo ripërtëritje ka si qëllim madhor ripërtëritjen e Shqipërisë.

Partia Demokratike kaloi një periudhë të vështirë, kaloi një një kalvar të vërtetë. Por qëndroi, qëndroi me një vendosmëri epike në mënyrë që Fieri, në mënyrë që Shqipëria të ketë një opozitë të vërtetë, sovrane, të ketë një opozitë që qëndron ballë për ballë me një qeveri kur ajo është legjitime, po ballë për ballë me një qeveri kur ajo nuk është legjitime.

E gjithë beteja jonë mund të përmblidhet në dy fjalë, në dy fjali: Ne bëmë çdo gjë që këtë parti mos e kontrollojë kush tjetër përveç jush, anëtarët, anëtaret e kësaj partie.

Nuk mund të ishte kurrë në misionin e saj ndryshe, veçse si një forcë sovrane. Miqtë e mi, sovraniteti i një kombi është sovraniteti i jashtëm që përcaktohet nga tërësia dhe mosprekja e kufijve të tij, tërësia territoriale, por është sovraniteti i brendshëm i cili përfaqësohet para së gjithash nga pushteti që sovrani i jep opozitës.

Është ajo, është ajo që bën një vend sovran. Është ajo që bën një vend në kuptimin e mirëfilltë të fjalës të luftojë për të ardhmen e tij.

Vende pa opozitë të ardhme nuk kanë, edhe këtë e ka faturuar më shumë se kushdo tjetër Shqipëria në 46 vite.

Kështu që të gjithë ata që qëndruan, të gjithë ata të cilët u përballën në procese të padrejta, në përpjekje për t’i gjunjëzuar, për t’i kontrolluar, ata janë heronjtë e mi. Ata kanë dhe do kenë nderimin më të madh gjithmonë.

About Redaksia

Check Also

Maturantja: Qeveria po na dëbon nga vendi, ne duam të ndërtojmë të ardhmen këtu. Nuk kërkojmë mëshirë, por mundësi

Në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Fier, maturantja e gjimnazit ‘Janaq Kilica’ dhe koordinatorja e qeverisë …