Shterpësia intelektuale e Ramës: Tani vjedh dhe fjalë…

Edi Rama nuk i ka të pakta akuzat për vjedhje të parasë e pronës publike. Por vitet e fundit ka spikatur në publik edhe si vjedhës i pronësive intelektuale të fjalimeve apo postimeve të shumta në rrjetet e tij sociale.

Nuk ka asgjë të keqe nëse kryeministri shpërndan një postim motivues nga çdo faqe që ai e mendon si të përshtatshme. Problemi është se ai e shet këtë si prodhim origjina të tijin. Ç’ka tregon shterpësinë intelektuale të tij.

Sot ai ka publikuar në rrjet një poezi të kopjuar në rrjetet sociale. Poezia motivuese përdoret gjerësisht në rrjet nga faqe të ndryshme siç po e sjellim më posht, ku dallohet qartë që edhe teksti edhe video është marrë copy-paste nga Edi Rama. E vetmja gjë është se e ka përkthyer në shqip për ta lexuar publiku shqiptarë.

Më poshtë linku ku Rama ka marrë copy-paste postimin e sotëm:

Mediat pro qeveritare i kanë bërë jehonë postimit të vjedhur të Ramës me komente sikur ajo të ishte një prodhim origjinal i tij. Ashtu siç kanë bërë mediat në fakt me mbulimin e aferave korruptive me propagandë.

Por kjo nuk është hera e parë që Edi Rama vjedh edhe pronë intelektuale.

Në vitin 2020, nëna e Aneta Rama ndërroi jetë. Edi Rama pati bërë dedikim të ndjerë për nënën e tij në rrjet.

Por vetëm pak ditë më vonë doli në media ajo që nuk mendohej.

Edi Rama nuk ishte ulur vetë për të shkruar disa radhë të ndjera për nënën, por e kishte marrë copy-paste dedikimin që ishte përdorur në funeralin e nënës së mbretëreshës Elizabeth II të Britanisë së Madhe.

Më poshtë, për të rikujtuar jo vetëm shterpësinë intelektuale por edhe shpirtërore të Edi Ramës po risjellim dedikimin e tij të kopjuar (pa cituar) për nënën dhe origjinalin që mund të gjendet nga kushdo në mediat britanike.

Postimi i Edi Ramës:

Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi
Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë
Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të
Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të
Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të
Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

Image

Fjala e mbajtur në funeralin e nënës së mbretërshës Elizabeth II:

The Poem
You can shed tears that she is gone
or you can smile because she has lived.
You can close your eyes and pray that she’ll come back
or you can open your eyes and see all she’s left.
Your heart can be empty because you can’t see her
or you can be full of the love you shared.
You can turn your back on tomorrow and live yesterday
or you can be happy for tomorrow because of yesterday.
You can remember her and only that she’s gone
or you can cherish her memory and let it live on
You can cry and close your mind, be empty and turn your back
or you can do what she’d want: smile, open your eyes, love and go on.

Image

About Redaksia

Check Also

Balluku ka një tjetër vepër penale të regjistruar/ Gazetarja: Do të bjerë bashkë me Ramën

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi çështjen e Ballukut dhe …