Kreu i PD Kurbin: Deri kur Bashkia do t’i trajtojë banorët si qytetarë të dorës së dytë?

Kryetari i PD të Kurbinit, Edmond Shkoza ka denoncuar gjëndjen skandaloze të rrugës që lidh 5 fshatra të Kurbinit: Skurajn, Gallatën, Vinjallin, Malbardhën e Epërme dhe Gërrnacin

Rruga me baltë e gropa  është e pamundur të kalohet sidomos kur bie shi dhe ardhja e dimrit e vështirëson edhe  më tepër lëvizjen e banorëve të këtyre fshatrave.

“Deri kur do t’i trajtoni këta banorë si qytetarë të dorës së dytë?’ denoncon Edmond Shkoza në një postim në facebook ku publikoi dhe video të gjëndjes skandaloze të kësaj rruge.

Postimi

5 FSHATRA TË KURBINIT TË IZOLUARA NGA HARRESA E BASHKISË!

Sot denoncoj gjendjen katastrofike të rrugës që lidh Skurajn, Gallatën, Vinjallin, Malbardhën e Epërme dhe Gërrnacin me pjesën tjetër të Kurbinit.

Bashkia Kurbin, deri kur do t’i trajtoni këta banorë si qytetarë të dorës së dytë?

KËTA BANORË NUK KËRKOJNË LUKS, POR DINJITET!

About Redaksia

Check Also

Rama i heq Bashkisë së Tiranës “llokmën” e tenderave të Rindërtimit pasi Veliaj rimori kompetencat

Me dy vendime të njëpasnjëshme brenda një jave, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i heqë …