Policia tërheq zvarrë protestuesit, Këlliçi: Akt lufte që Rama u ka shpallur të rinjve!

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me protestën e studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, ku gjatë tensioneve, një i ri u dhunua nga policia gjatë shoqërimit.

Këlliçi shkruan se zvarritja dhe gjakosja e këtij të riu është e papranueshme dhe një akt lufte që Rama i ka shpallur të rinjve.

“Dhuna shtazarake e policisë ndaj studentëve protestues është e papranueshme dhe një akt lufte që Edi Rama u ka shpallur qytetarëve! Tërheqja zvarrë, goditja, gjakosja e të rinjve dhe atyre që janë ngritur kundër hajdutërisë qeveritare, është e vetmja ofertë që ka sot Kryeministri më i korruptuar në Europë! Sa më shumë refuzon të dëgjojë qytetarët e të tregojë forcë, aq më shumë shtohet pakenaqësia dhe revolta. Për të mbajtur karrigen e tij, Edi Rama po shkakton konflikt social. Por asgjë nuk e shpëton nga fuqia e njerëzve të lirë, nga populli që është në këmbë”, shkruan deputeti krahas videos.

About Redaksia

Check Also

“Rruga e Durrësit” arenë lufte, gaz lotsjellës e ujë me presion drejt të rinjve

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej 4 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku …