Berisha: Dhuna brutale e Ramës e tejkalon atë të protestës së 8-9 dhjetorit nga sampistët dhe Sigurimi

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me drejtuesit e PD së Tiranës ka akuzuar Edi Ramën për dhunë brutale ndaj studentëve protestues, duke e krahasuar ndërhyrjen e policisë me represionin e ushtruar gjatë protestave të 8 dhe 9 dhjetorit nga sampistët, forcat e Sigurimit dhe Policia e Shtetit.

Berisha tha se, reagimi brutal i Edi Ramës ndaj studentëve, unë i them çdo shqiptari, tejkalon absolutisht, meqenëse kam qenë dëshmitar në atë protestë, brutalitetin e sampistëve, forcave të Sigurimit dhe Policisë së Shtetit në protestën e 8 dhe 9 dhjetorit. E tejkalon.

Berisha: Por, studentët kanë një seri arsyesh shumë të forta për t’u përballur me këtë qeveri dhe për ta arkivuar atë në banesën e turpit të historisë.

Sot në proporcion me të ardhurat, ata paguajnë qira të paktën pesë herë më të lartë se bashkëmoshatarët e tyre kudo që janë.

Ndërtesat që tradicionalisht janë të ndërtuara për strehimin e tyre, mafia shtetërore u ka ndërruar destinacionin, i përdor për përfitime të veta dhe ata i lë para pamundësisë për të paguar qiranë dhe për të ndjekur shkollën.

Studentët kanë pasur një marrëveshje me të pabesin, i cili pa u tha boja, e grisi.

Studentët po luftojnë për vendin e tyre sepse ata duan të ndjejnë Shqipërinë si atdheun e tyre dhe jo si dheun që i përzë ata, që nuk u ofron mundësi të ndërtojnë jetën për shkak të vjedhjeve të kësaj qeverie.

Studentët po përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim edhe në emër të familjeve të tyre, të cilat sot në një numër shumë, shumë të madh, përballen me skamje, me varfëri.

Përballen me vështirësi shumë serioze për kafshatën e gojës.

Me pamundësi reale për t’u mjekuar.

Këto ditë po lexoja të dhëna. Çfarë tregonin?

Ndërkohë që Banka Botërore thotë se mbi 40 përqind e shqiptarëve janë në rrezik varfërie, Edi Rama ka ulur ndihmën ekonomike në 3 miliardë lekë nga 4.5 që ishte.

Vendimi cinik dhe i pamëshirë.

Dhe sa është ajo? Ajo ka mbetur njëlloj, 74 euro për familje.

Ndërkohë, sipas Bankës Botërore, duhen 250 euro.

Sipas Bankës Botërore, për të mos qenë në fashën e varfërisë, duhen 250 euro.

Pra, kjo betejë studentore është një betejë për çdo shqiptar dhe për Shqipërinë.

Reagimi brutal i Edi Ramës ndaj studentëve, unë i them çdo shqiptari, tejkalon absolutisht, meqenëse kam qenë dëshmitar në atë protestë, brutalitetin e sampistëve, forcave të Sigurimit dhe Policisë së Shtetit në protestën e 8 dhe 9 dhjetorit.

E tejkalon.

Unë u mora pas asaj proteste me të plagosurit. Pata një vajzë një fisurë në një kockë. Nuk pati thyerje gjymtyrësh. Jo.

Kurse këtu, ju i patë vetë. Dhe si ia kanë thyer gjymtyrët? Ia kanë thyer duke i rënë me çizme në shkelma mbi të.

Pati shkopinj, por nuk pati çarje siç pati qytetari nga Paskuqani sot.

Atij i është çarë kafka me të gjitha ekzaminimet dhe nesër ai do ketë ndërhyrje neurokirurgjikale.

Nuk mund të shohësh ndonjëherë në skena që tjetri i shtrirë përtokë dhe pa pritur fare i fut shkelm dhe e godet.

Këta janë grupe kriminelësh që i lidh krimi me Edi Ramën.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Historia ka provuar që ata që s’kanë ditur të japin dorëheqjen e kanë pësuar në mënyrë fatale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar Edi Ramës të japë dorëheqjen, duke …