Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar! Kjo është revolta më e fuqishme studentore!

Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, situata është kritike, dhe se kriza e narkoshtetit është thelluar.

Berisha theksoi se, Edi Rama ka urdhëruar banditët e tij policë, që të çajnë kafka dhe thyer kocka të protestuesve.

Berisha: Siç e shihni ju, situata po shkon drejt një situate kritike.

Kriza e narkoshtetit po thellohet jo çdo javë, por çdo ditë.

Revolta studentore në një afat kohor gjithsej më pak se dyditor, faktikisht është regjistruar si revolta më e fuqishme studentore.

Është regjistruar si dhuna më e egër shtetërore e përdorur ndaj protestuesve paqësorë, por nga ana tjetër, edhe vendosmëria ekstreme.

Nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës luanë si ata studentë.

Edi Rama, duke urdhëruar narko-banditët e tij për çarë kafka dhe thyer kocka gjymtyrësh të të rinjve dhe qytetarëve që protestonin në mënyrën më paqësore, detyroi ata të përdorin çdo mjet rrethanor kundër kriminelëve me uniformë, dhunuesve të tyre.

Janë mbi 50 studentë dhe qytetarë të plagosur nga plagë të ndryshme me thyerje të femurit, me thyerje të këmbës, me çarje të kafkës në pjesën frontale që është pjesa më e fortë e saj.

Janë me dhjetëra të tjerë me plagosje të tjera në trup, pa llogaritur këtu dhjetëra e dhjetëra të cilëve iu hodhën spraj ariu në sy apo u gjuajtën me brutalitet me topa uji.

Duhet thënë se studentët janë përgjigjur me një heroizëm të vërtetë.

Reagimi i tyre lidhet me revoltën e tyre shpirtërore kundër narko-diktaturës.

About Redaksia

Check Also

Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi …