Bojkot edhe në Elbasan, studentët e Fakultetit Ekonomik lënë mësimin

Valës së protestave studentore i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, të cilët kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste.

Përmes këtij veprimi, studentët kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre dhe solidaritetin me protestat që po zhvillohen në vend.

Pamjet nga universiteti tregojnë auditorët e boshatisur, ndërsa studentët kanë refuzuar të marrin pjesë në procesin mësimor.

Bojkoti vjen në një kohë kur protestat e të rinjve janë përshkallëzuar, pas përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit në Tiranë.

Bashkimi i studentëve të Elbasanit me këtë valë protestash tregon se pakënaqësia po shtrihet përtej kryeqytetit.

About Redaksia

Check Also

Revolta/ Studentët i çajnë gomën autobotit të ujit të policisë!

Dhuna me gaz lotsjellës dhe autobotë uji nga ana e policisë, ka detyruar studentët e …