Rama jepe dorëheqjen! Poshtë Diktatura! Sheshi para Ministrisë së Arsimit plot me studentë

Me thirrjen Rama jepe dorëheqjen! Poshtë Diktatura! Studentët kanë braktisur auditoret e Fakulteve në Tiranë për tiu bashkuar protestës përpara ministrisë së Arsimit.

Studentët gjatë marshimit u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me ta për të rrëzuar qeverinë Rama fajtore për shpopullimin, keqqeverisjen dhe korrupsionin në Shqipëri.

Ndërkohë forca të shumta policie me skafandra po mbrojnë godinën e ministrisë së Arsimit. Ndërsa studentët i bëjnë thirrje: Hiqni kapelet!

Ata thërrasin: Shqipëria kërkon revolucion!

About Redaksia

Check Also

Si dështoi skema e Agasit me shefen e SHISH dhe pronaren e një televizioni për të takuar Ambasadorin amerikan

Dy muaj përpara arrestimit, Ergys Agasi po organizonte një takim mes ambasadorit të ardhshëm amerikan, …