Situata e tensionuar gjatë protestës është zhvendosur edhe në zonën e Piramidës në Tiranë, ku protestuesit kanë thyer xhamat e disa bizneseve.
Protesta është shoqëruar me revoltë dhe akte dhune, ndërsa pas incidenteve në zonën e Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit i vunë zjarrin zyrave në katin e parë të godinës dhe thyen xhamat duke hedhur gurë, tubimi ka vijuar me tensione edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
Më pas, studentët dhe protestuesit u nisën në drejtim të Kuvendit, duke brohoritur “Digje Parlamentin”.
Po ashtu një pjesë e protestuesve kanë sulmuar me gurë godinën e kryeministrisë, ndërsa te kjo e fundit janë shtuar forcat e policisë.
Gazeta RD