Policia, me urdhër të Ramës nis reprezaljet, ndërhyn me gaz lotsjellës ndaj studentëve!

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit ka agravuar me dhunën e Policisë ka ndërhyrë në mënyrë barbare, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët.

Policia tashmë po bën edhe shoqërimet e para, ku efektivët kanë shoqëruar disa nga protestuesit, mes tyre dhe një vajzë e cila ka kërkuar të lajmërohet prindi i saj.

Efektivët kanë ngritur kordon policor, duke shpërndarë protestuesit.

Tashmë studentët janë tek Sheshi Skënderbej, pas zhvendosjes nga Rruga e Durrësit. Ndërsa, protestuesit vijojnë që të bëjnë rezistencë.

“Nuk ju vjen turp”, ishin thirrjet e studentëve.

About Redaksia

Check Also

Një grua zgjidhet kryetare e PD në Fier! 

Enkelejda Veliu do të jetë kryetarja e re e Partisë Demokratike në degën e Fierit. …