Terror te Ministria e Arsimit/ Studentja: Po protestoja paqësisht, policia më rrëmbeu me forcë…

Një vajzë e re është shoqëruar me forcë nga Policia gjatë protestës para ministrise se Arsimit, ndërsa qytetarja ka deklaruar se po protestonte në mënyrë paqësore.

Ngjarja ka ndodhur gjatë tubimit, ku situata është tensionuar mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.

“Po protestoja në mënyrë paqësore”, është shprehur qytetarja për News24, ndërsa ajo shoqërohej nga policia.

Për të dytën ditë me radhë studentët protestuan, ndërsa tubimi i tyre u shoqërua me përplasje me forcat e rendit.

About Redaksia

Check Also

Revolta/ Studentët i çajnë gomën autobotit të ujit të policisë!

Dhuna me gaz lotsjellës dhe autobotë uji nga ana e policisë, ka detyruar studentët e …