I shoqëruar nga fëmijët e tij, për mikrofonin e SYRI-t, ai shprehet i vendosur të qëndrojë në protestë, e cila prej tri ditësh vijon me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Nuk na përzënë dot këta qelbësira, zemrën e kemi këtu. Nuk bëjmë dot asgjë tjetër përveçse të mbrojmë Shqipërinë tonë. Le të na rrahin, le të na mbysin”, deklaron qytetari, duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga protesta, edhe pse pretendon se është dhunuar fizikisht. “Ja vajza 14-vjeçe, këtu do vdesim, do mbrojmë Shqipërinë”, shprehet ai para Kryeministrisë.
Protesuesi: Sa dola nga spitali kam ardhur bashkë me fëmijët sot, s’ka problem Shqipëria është e jona. Nuk na përzënë dot këta qelbësirat, zemrën e kemi këtu, nuk bëjmë dot asgjë tjetër përveç se të mbrojmë Shqipërinë tonë. Le të na rrahin le të na mbysin. Ja vajza 14-vjeç, këtu do vdesim, do mbrojmë Shqipërinë. Kam fraktura në dy nofullat nga FNSH-ja.
Gazeta RD