Duan të fajësojnë studentët/ Banditët e Ramës që thyejnë dhe venë flakën vijnë me makina policie dhe ikin me makina policie

Shteti i bandave por përdor mënyra nga më të ndryshme që të ndalë protestën dhe ta bëjë pis atë.

Në pamjet e publikuar në rrjete sociale, duken makina policia që transportojnë policë civile të cilët hyjnë nëpër dyqane dhe qendra tregtare, thyejnë dhe vënë zjarrin objekteve private.

Personat janë të maskuar dhe pasi kryejnë akte vandale, janë denoncuar nga faqja ‘Andale’ në rrjetet sociale që pasi kryejnë aktet, hipin në makinat e policisë së Hitajt.

Ky është një tjetër krim i bandës në pushtet që krijon skena e akte që të fajësoje të rinjtë në të gjithë Shqipërinë që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Nis grumbullimi i protestuesve në “Sheshin Skënderbej”

Protesta në kryeqytet shënon sot ditën e katërt, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në Sheshin Skënderbej për t’iu bashkuar tubimit. Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt protestës. Gjatë rrugës, pranë zonës së Medresesë, ata janë përballur me një kordon policor, i cili ka tentuar t’u pengojë vijimin e marshimit. Pavarësisht pengesës, studentët kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të vijojnë marshimin drejt protestës. Mbështetje për studentët kanë shprehur edhe qytetarët që lëviznin me automjete në zonë, duke u rënë borive në shenjë solidariteti.