Nis grumbullimi i protestuesve në “Sheshin Skënderbej”

Protesta në kryeqytet shënon sot ditën e katërt, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në Sheshin Skënderbej për t’iu bashkuar tubimit.

Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt protestës.

Gjatë rrugës, pranë zonës së Medresesë, ata janë përballur me një kordon policor, i cili ka tentuar t’u pengojë vijimin e marshimit.

Pavarësisht pengesës, studentët kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të vijojnë marshimin drejt protestës.

Mbështetje për studentët kanë shprehur edhe qytetarët që lëviznin me automjete në zonë, duke u rënë borive në shenjë solidariteti.

About Redaksia

Check Also

“Pa ikur kryeministri, s’do ndalojmë!”/ Pakënaqësi e madhe qytetare, të gjithë në shesh!

Ka nisur protesta e katërt qytetare kundër qeverisë sot më 16 tetor. Një nga protestuesit …