Bashkohuni me ne!/ Studentët në Vlorë drejt gjimnazit, policia rrethon shkollën

Studentët e Universitetit në Vlorë kanë marshuar drejt gjimnazit ‘Ali Demi’, në mënyrë që këta të fundit t’u bashkohen kauzës së tyre për protestë kundër qeverisë.

Me thirrjet: ‘Bashkohuni me ne’, ata janë drejtuar drejt gjimnazit, porse kanë hasur në bllokadën dhe rrethimin e e punonjësve të Policisë, të cilët nuk lejojnë që të rinjtë të dalin në protestë.

Policia ka ngritur ‘barrikadë’ përballë gjimnazit, duke i ngujuar ata brenda, thua se janë kriminelë, ndërsa të gjithë tashmë kanë dalë kundër politikave të qeverisë së Edi Ramës.

Protesta e të rinjve, kryesosht studentëve dhe gjimnazistëve ka hasur në një dhunë brutale të policisë, me arrestime që kanë përfunduar me shkopinj gome dhe dhunë ndaj të rinjve.

About Redaksia

Check Also

Media italiane: Revolta studentore po kthehet në sfidë serioze për qeverinë Rama

Televizioni italian Sky TG4 ka pasqyruar zhvillimet e fundit në Tiranë, duke vënë në fokus …