Ka nisur protesta e katërt qytetare kundër qeverisë sot më 16 tetor.
Një nga protestuesit u shpreh se pa ikur kryeministri Rama nga pushteti, tubimet nuk ndalojnë.
Ndërkaq, një protestuese theksoi se ka një pakënaqësi të madhe edhe në radhët qytetare.
Protestuesi: Pa ikur Rama nga pushteti, nuk do ndalojmë. Do të vijnë të gjithë studentët në tubim.
Protestuesja: Është një pakënaqësi e madhe qytetare, mos harrojmë se ne jemi kombi i Ilirëve dhe Dardanëve.
Kjo do të shkruhet në histori. Të gjithë kërkojnë një reflektim nga ana e qeverisë. Duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë. /BW
Gazeta RD