“Jam kamarier, po shkoj në punë”!/ Ndalohet me dhunë i riu te Kryeministria!

Një i ri u ndalua me dhunë nga policia sot paradite pranë Kryeministrisë.

Ai u kap teksa po kalonte në atë pjesë të rrugës përballë godinës së zyrës së kryeministrit.

Teksa po shoqërohej me dhunë ai u dëgjua të thoshte se ishte duke shkuar për në punë, pasi punon si kamarier si gjithë studentët.

Efektivët që e ndaluan i kërkuan të ruajë qetësinë, ndërsa ai u përgjigj se më keni vënë duart në fyt.

I riu: Më ndaluan kot. Më kontrolluan rastësisht asgjë. Ça po të bëj o vlla? Po ju ha bukën?! Po shkoja në punë, kamarier si gjithë studentët e tjerë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Masat e sigurisë ndaj protestuesve u dhanë nga Rama përmes një gjykatëseje në konflikt interesi

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp tha se, ‘masat e sigurisë …