Pëshkallëzohet protesta në Elbasan, digjen koshat e mbeturinave

Protesta e gjimnazistëve në Elbasan është tensionuar këtë të premte, në ditën e dytë të tubimit.

Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në rrugët e qytetit.

Ndërkohë, një grup gjimnazistësh kanë bojkotuar edhe sot mësimin për t’iu bashkuar protestës, e cila vijon për të dytën ditë radhazi.

Djegia e koshave shënon një përshkallëzim të situatës krahasuar me ditën e parë të tubimit.

Protesta vijon në qytetin e Elbasanit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen më tej situata.

About Redaksia

Check Also

Tension te Ministria e Arsimit/ Policia rrethon hyrjen e godinës, protestuesit mbeten të vendosur

Protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit ka nisur në mënyrë plotësisht paqësore, por situata …