Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët, thirrje Ramës për dorëheqje!

Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të shoqëruar edhe nga studentët.

Gjatë protestës, pedagogët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk kanë më asgjë për të dialoguar me të.

Ata janë shprehur gjithashtu se Parlamenti ka pushuar së funksionuari, ndërsa kanë vijuar thirrjet për përgjegjësi politike dhe largimin e qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Urdhri i Ramës, policia gjobit 26 protestues të tjerë

Policia e Tiranës ka vendosur 26 gjoba ndaj protestuesve që morën pjesë në protestën e …