Diktaturë! Rama porosi mësuesve: Shkruani në ditar gjithçka për gjimnazistët që shkojnë në protestë!

Edi Rama ka kërcënuar sërish studentët dhe gjimnazistët që kanë dalë në protestë për të kërkuar largimin e tij.

Gjatë takimit me drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Rama ka porositur mësuesit që të shkruajnë ditarin e këtyre ditëve dhe të pasqyrojnë dhe dokumentojnë gjithçka në lidhje me nxënësit që dalin në protestë.

“Jemi në një front të përbashkët për të kompensuar agresionin e imazheve që fëmijët marrin nga Tik Tok dhe platformat e tjera, ku tanimë janë bërë pjesë e një jete paralele ku ata kujtojnë se zgjedhin, por në fakt algoritmi i zgjedh dhe i shënjestron njësoj si rrjetet e shpërndarësve të drogës, që i çojnë në mënyrë të vazhdueshme te varësia nga diçka që i ndan nga realiteti. Lavdi Zotit pjesa më e madhe e nxënësve është e shëndoshë. Por rreziku që kjo pjesa tjetër të bëhet gjithmonë më e madhe, është një rrezik real. Prandaj ju duhet të bazohemi te eksperienca juaj. Kemi dakordësuar me ministren dhe me disa këshilltarë të arsyeshëm edhe idenë që secili prej mësuesve të shkruajë edhe ditarin e këtyre ditëve, në mënyrë të detajuar, me një narrativë shumë të thjeshtë, çfarë ndodhi, si ndodhi. Jo për të pasur një dokument për ta çuar në një organ ligjzbatues, por për të pasur mozaikun e një historie që do na vlejë kur ta lexojmë. Kjo do të na ndihmojë se ku duhet të ndërhyjmë qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin e atyre individëve që janë tërhequr nga kjo flamë”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Dhuna policore ndaj të rinjve/ 10 aktivistë kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skënder Hitën, zbardhen 6 akuzat

Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) …