Rama i tmerruar: Do mbyll rrjetet sociale!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët deri në moshën 16 vjeç.

Në takimin që zhvilloi me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur gjimnazistë e studentë kanë dalë në protestë kundër tij, Rama, u shpreh se ka ardhur koha për të diskutuar se si të realizojnë ndalimin e rrjeteve sociale deri në këtë moshë.

“Është koha për t’i dhënë një përgjigje pyetjes a duhet, dhe unë jam i bindur që duhet, por si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në moshën 16 vjeç. Nga ana tjetër si do të adresojmë të gjithë këtë masë agresorësh të jetës dhe dinjitetin të njeriut që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë, terrorizojnë, ofendojnë dhe i marrin qetësinë familjeve”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

“Der Standard”: Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pa maskë!

Demonstratat drejtohen edhe kundër nepotizmit që ka kapluar gjithçka dhe që lidhet me emrin e …