Bojkoti/ Sindikata e Pedagogëve: Ndalni dhunën ndaj të rinjve! Jo dialog me Ramën, dorëheqje!

Në një dalje për mediat, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi lexoi vendimin e Kryesisë së Sindikatës, për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit.
Bojkoti sipas tij nga sot, deri në një njoftim të dytë, ndërsa arsyet e këtij vendimi janë gjetja e zgjidhjes për studentët.
“Media në këtë protestë ka shkuar pushteti i parë, me prezencën në terren kanë mbrojtur qytetarët.
Sindikata ka bërë një vendim për organizimin e bojkotit në mbështetje të studentëve, jemi pro studentëve në mbështetje të tyre dhe kundër dhunës.
Kryesia në mbledhjen e 20 tetorit në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin e në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Arsyet: Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie etj.
Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen. Jemi në një menim me studentët. Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimi n e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim I ligjshëm dhe dinjnitoz i çdo të riu të ndaluar.
Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj pedagogëve të cilët marrin pjesë në protestë. Deri sa themi të realizohen kërkesat e studentëve, nuk duam dialog, por dorëheqje”, thuhet në deklaratë.

About Redaksia

Check Also

“Rama ka bërë vetëm monolog”/ Pedagogia Enkelejda Olldashi: Jemi me studentët dhe i mbështesim

Pedagogia Enkelejda Olldashi ka marshuar sot në mbështetje të studentëve, duke përcjellë një mesazh të …