Rama kërkon takim, protestuesi: Nuk ka dialog me kriminelë! Ka hyrë në gjak me shqiptarët!

Një qytetar që i është bashkuar protestës kundër qeverisë në Tiranë ka refuzuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Protestuesi ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë, të cilin e bën përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet.

Ai deklaroi se rrugët e Tiranës janë përgjakur nga dhuna ndaj protestuesve, ndërsa përdori edhe një krahasim me dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.

“Rama ka hyrë në gjak me shqiptarët. Tërë rrugicat e Tiranës i ka mbushur me gjak të rinjsh. As serbët nuk ua kanë bërë kosovarëve këtë”, u shpreh qytetari.

Duke folur edhe në cilësinë e një prindi, protestuesi theksoi se nuk është dakord me zhvillimin e asnjë dialogu me kryeministrin, duke këmbëngulur se e vetmja zgjidhje është largimi i tij nga pushteti.

“Nuk bëhet dialog me një kriminel. Si prind nuk jam dakord për dialog. Rama të japë dorëheqjen e të hapë krahun”, deklaroi ai.

About Redaksia

Check Also

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestime të paligjshme!

Nga Boldnews.al Prokurori i Tiranës, Arbër Berexha, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të një grupi të …