Studentët hedhin karriget dhe tentojnë te shkallmojnë derën e Kryeministrisë: Jo dialog! Dorëheqje!

Studentët kanë hedhur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre kanë tentuar të shkallmojnë derën e godinës.

Veprimet janë shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje nga protestues të pranishëm, si dhe me thirrjet “Jo dialog!”, “Dorëheqje!”, duke kundërshtuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të biseduar.

Protesta studentore ka hyrë sot në ditën e nëntë. Të rinjtë, të mbështetur edhe nga pedagogët, vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij.

About Redaksia

Check Also

Hoti: Sektori energjitik në krizë! Buxheti 2027 të financojë reformat, jo vetëm shpenzimet

Projektbuxheti 2027 dhe Paketa Fiskale duhet të financojnë reforma konkrete në sektorin energjetik, në përputhje …