Berisha: Kauza e studentëve është ndërkombëtare, falënderoj të gjithë politikanët e huaj që kanë reaguar

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kauza e studentëve është bërë ndërkombëtare. Berisha tha se, falënderoj të gjithë kongresmenët dhe politikanët e huaj që kanë reaguar.

Berisha: Kjo lëvizje në një kohë relativisht të shkurtër ka gjetur lobime shumë të rëndësishme në tempullin e demokracisë amerikane.

Si rrallë ndonjëherë, kongresmenë dhe senatorë në Kongresin e SHBA, ndonëse në kulmin e fushatës elektorale, kongresmenë të dy forcave më madhore politike në SHBA, republikanë dhe demokratë, kanë bërë një seri deklaratash në mbështetje të plotë të studentëve dhe kërkesave të tyre.

Mbështetje të plotë të studentëve dhe kërkesave të tyre kanë bërë parlamentarë të shquar të Parlamentit Evropian dhe Bundestagut.

Mbështetje të fuqishme kanë dhënë organizatat politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë më të mëdhatë në botë, IDU, CDI dhe Partia Popullore.

Nuk ka pasur kurrë një lëvizje që me kaq shpejtësi të fitojë një mbështetje të tillë.

PD deklaroi në krye të radhës se ajo do bëjë gjithçka për mbështetjen e studentëve.

Do bëjë gjithçka për mbrojtjen e tyre.

Dhe unë jam këtu për të falënderuar me shumë mirënjohje kongresmenin Joe Ëilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongresin e SHBA.

Kongresmenin Robert Aderholt, mik i shquar i Shqipërisë, anëtar i grupit për Shqipërinë në Kongresin e SHBA.

Kongresmenin Keith Self, një deklaratë shumë e rëndësishme, i Partisë Republikane.

Deklarata e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar.

Deklarata e Komisionit Evropian.

Deklarata e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Deklarata e OSBE/ODIHR, organizatë ndërqeveritare.

Senatori Chris Murphy, demokrat.

Eurodeputeti Thomas Waltz, austriak.

Eurodeputeti Michael Gahler.

Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham.

Senatorja Elissa Slotkin.

Kongresmeni Mike Laëer, republikan i Nju Jorkut.

Kongresmeni Jim McGovern.

Pra, siç e shihni, një numër shumë i madh kongresmenësh apo të themi kauza e studentëve është bërë një kauzë ndërkombëtare.

Dhe garantoj se përpjekjet tona janë të pandërprera, të vazhdueshme.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e mjekut Ermal Pasha/ Policia nuk më lejoi ti jepja ndihmën e parë Erjon Vishkullit

Mjeku Ermal Pasha ka deklaruar se u përpoq t’i jepte ndihmën e parë të riut …