Këlliçi poston mesazhin e qytetarit të dhunuar nga shefi i komisariatit nr.4 Tiranë: Urdhëroi me fjalët, “tërhiqeni zvarrë”!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka postuar në faqen tij në Facebook një denoncim të një qytetari i cili është dhunuar personalisht nga shefi i komisariatit nr.4 Tiranë, Florenc Sulçe.

Mesazhi

Ndiqni denoncimin e një qytetari të Tiranës i cili pak ditë më parë është dhunuar personalisht nga shefi i komisariatit nr.4 Tiranë, Florenc Sulçe.

Përshëndetje!

Ditën e mërkurë, dt. 21 tetor, po kaloja i vetëm në Bulevard, midis Min. të Brendshme dhe asaj të Ekonomisë. Në krahë kalojnë tre adoleshentë dhe shikoj se një person me rroba të zeza dhe kapuç e kap për krahu njërin dhe po e kërcënonte se nga po ikën… Çfarë ke vjedhur… Adoleshenti dukej i frikësuar dhe thoshte po, po, i thoshte po, ik rrugës.

Në këtë moment nxjerr tel., por ngjitur me civilin ishin dy punonjës policie, njëri nuk kishte kapelë dhe më bërtasin pse fotografon, u them nuk është e paligjshme. Punonjësi pa kapelë u thotë merrjani telefonin e thyjani, u them çfarë keni, urdhëron me fjalët tërhiqeni zvarrë, ku ndërhyn vetë duke më goditur nga kurrizi gjatë rrugës mes Min. Ekonomisë dhe asaj të Bujqësisë, ku kishte forca të shumta policore.

Punonjësi pa kapelë paska qenë Shefi i Komisariatit Nr. 4, Florenc Sulçe, i cili dha urdhrin për shoqërim.

Më e keqja ndodhi kur i thashë se po gabon që po godet një ish-kolegun tuaj, ai e shtoi dozën e goditjeve dhe sharjeve duke thënë do ua thyejmë kockat dhe fjalor… rrugaçi, fjalor që më vjen turp ta mendoj, jo më t’ia thuash një qytetari që të jep rrogën.

Kur më kaluan nga makina e policisë në një makinë private dhe civile me kapuçë në kokë dhe jo në drejtim të komisariatit që më thanë, mendova se ku po më çojnë…?

Rrugës dhe në Komisariat u ndërgjegjësuan se nuk kanë të bëjnë me një qytetar problematik (pasi mësuan…) përfundova me një deklarim tek një Inspektor Rendi. (Nga ora 19:30 deri rreth orës 23:00, në terror fizik e psikologjik për një qytetar pa bërë asnjë gjë të paligjshme).

Punonjësi që më goditi.me se shumti, që shau, ofendoi, ushtroi presion psikologjik dhe dhunë fizike, është ky në rreth, të cilin e gjeta pas interesimit në ditët në vazhdim.

Telefonin ma morën dhe ma kthyen kur më lanë të lirë. Video është fshirë, por rikuperohet. Vendi ku më kanë shoqëruar dhe goditur është nën vëzhgimin e kamerave të ministrive, ku kishte kalimtarë me gishta dorë.

About Redaksia

Check Also

Protestat studentore/ Diaspora takon Kancelarin austriak dhe kërkon reagim institucional

Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një …