OSBE: Aktet e dhunshme të papajtueshme! Mendimi i qytetarëve është anashkaluar!

Zhvillimet e fundit tensionuese në vend dhe reagimi i forcave të rendit ndaj protestave kanë marrë vëmendjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Nga Elbasani ambasadori Michel Tarran theksoi domosdoshmërinë e hapjes së kanaleve të komunikimit mes pushtetit dhe shoqërisë.

Diplomati i OSBE-së vuri theksin te mungesa e konsideratës për zërin e qytetarëve gjatë muajve të fundit, duke rikujtuar se pjesëmarrja publike duhet të jetë një proces i përditshëm.

“Nisur nga rrethanat aktuale, lind pyetja nëse është momenti i duhur për këtë forum, por ne jemi këtu pikërisht për të ndërtuar ura dialogu. Ajo që kam vënë re muajt e fundit është një deficit komunikimi, ku mendimi i qytetarëve është anashkaluar. Qytetarët duhet të ndiejnë mbështetje. Prania ime këtu synon t’u bëjë të qartë të gjithëve, e sidomos të rinjve, se demokracia nuk është një akt që konsumohet vetëm një herë në katër vjet te kutitë e votimit, por një mundësi e përditshme për të ndikuar në vendimmarrje” tha Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Lidhur me përplasjet e dhunshme të ditëve të fundit në kryeqytet, ku ndaj studentëve protestues u përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gume, Tarran u shpreh kritik ndaj përshkallëzimit të situatës.

“Jam i mendimit se aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik. Shprehim keqardhjen e thellë për serinë e incidenteve të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën gjatë javëve të fundit”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dyshja Rama-Balluku kapi protestën madhështore, banda e mikrofonit lejonte të flisnin vetëm ata që thoshin “Rama në burg, Berisha në burg”

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar tha …