Dëshmia tronditëse e të riut që u dhunua nga policia brenda ministrisë së Arsimit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është takuar me një prej të studentëve të cilët janë dhunura nga policia e shtetit brenda Ministrisë së Arsimit në ditët e para të protestës.

“Isha tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Sapo isha shkëputur nga protesta dhe po shkoja në shtëpi. Më ndaloi një civil dhe më dorëzoi tek  një efektiv i Shqiponjave që më shoqëroi brenda ministrisë së Arsimit. Nuk njihnin moshë.

 Kishte fëmijë 16 – deri në 43 – 45 vjeç. I rrihnin pamëshirë, grushta, shkelma.I thonin fjalë nga më të ndyrat, i poshtëronin. Vendi u bë me gjak kudo, si zonë lufte. Kur mbaruan me dhunën i hodhën ujë, i fshinë dhe dolën normal nga MAS. Asnjëherë nuk i qëllonin në fytyrë për të mos lënë gjurmë. Dhuna vazhdonte edhe në furgon.

Në paraburgim kam qëndruar 3 netë e 4 ditë. Atje kishte shumë studentë të dhunuar. Njëri prej tyre ishte i Kryqit të Kuq. Edhe pse i kishte thënë që nuk ishte pjesë e protestës” thotë studenti.

‘Ky është rrëfimi tronditës i një prej studentëve të dhunuar brenda Ministrisë së Arsimit. Një i ri që pasi e dhunojnë barbarisht, e lajnë me ujë për të fshirë gjurmët e dhunës.

E gjitha kjo ndodh në institucionin qendror që drejton arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve të vendit!” shkruan në postimin e saj me të cilën ka shoqëruar videon deputetja Xhixho.

About Redaksia

Check Also

Çensurë! Rama i tmerruar nga revolta studentore, kërkon mbylljen e rrjeteve sociale

Rikthimi te censura duket se është zgjidhja e radhës që ka gjetur Edi Rama, pas …