Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, tha se Vuçiçi kishte çdo mundësi, por nuk e ndërtoi narkoshtetin në Serbi siç bëri argati i tij në Shqipëri
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, keni dëgjuar këto ditë se padroni i Edi Ramës u përmbys.
Duhet t’u them këtu se ai ishte një Gjeorgjeviç në miniaturë.
Ai ishte një kriminel lufte, mbështetës i gjenocideve dhe krimeve kundër njerëzimit.
Por ai në Serbi, ndonëse kishte çdo mundësi, nuk ndërtoi narkoshtetin, siç ndërtoi argati i tij në Shqipëri.
Në krahasimin e 40 monedhave, se mediat ua fshehin ju këtë, ua fshehin rekordin më të zi botëror të Shqipërisë, leku, monedha më e fortë në botë në raport me euron dhe dollarin për shkak të tonelatave të narkoeurove që vijnë në Shqipëri dhe kthehen në lekë.
Leku ka zhvlerësuar në Shqipëri 33 përqind euron dhe 35 përqind dollarin.
Ka zhvlerësuar 33 përqind eksportet shqiptare.
Ka zhvlerësuar 33 përqind kursimet në euro të shqiptarëve.
Ka goditur në mënyrën më fatale turizmin.
Ka goditur prodhimin. Nga viti 2022 deri në vitin 2026, në qoftë se në Serbinë e Vuçiçit, eksportet u rritën nga 21 miliardë në 34 miliardë euro, në Shqipërinë e argatit të Vuçiçit, nga viti 2022 deri në vitin 2026, eksportet u vidhisën, ranë me 28 përqind të tyre.
Në qoftë se në Serbi prodhimi industrial u rrit me 3-4 përqind në vit, në Shqipëri ka rënien më të madhe pas Ukrainës në luftë, ka rënë me 15.3 përqind.
Gazeta RD