Berisha zbulon skandalin: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë vetë Padrinoja

Kryetari i PD, Sali Berisha foli edhe për skandalin “Aruba”. Berisha tha se, në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë vetë Padrinoja.

Berisha: Dhe aty fle dosja e Arubës, ku vetë Edi Rama, se tani më thonë që turisti i madh i Arubës ka qenë vetë Padrinoja.
Deri tani nuk e kisha këtë të dhënë.
Tani del se në dosje është vetë Padrinoja.
Aty flenë dosjet dhe ata mbrohen me ligj.
Se ata mbrojnë vjedhjen e votës.
Mbrojnë Taulant Ballën që bën marrëveshjen për të arrestuar banda rivale dhe për të marrë 200-300 mijë vota.
Të gjitha këto janë dhe do jenë dosje të drejtësisë së vërtetë.
Ndaj dhe njëherë, drejtësia vonon por nuk harron.
Ata që shtypin pluralizmin duke përdorur ligjin, ata që bllokojnë rotacionin dhe mbështesin narkoshtetin, ata janë armiq të egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Çfarë po ndodh aty? Pse kjo vëmendje?

-Po paraqitet administratori i inceneratorit të Elbasanit…

Sali Berisha: Aty duhet të jetë Mazniku. Edhe Peleshi. Në inceneratorin e Elbasanit e ka edhe Peleshi firmën.
Si puna e parave të Ilir Beqës.

About Redaksia

Check Also

Revolta/ Studentët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e Ramës

Protesta studentore vijon me marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa studentët kanë paralajmëruar se bojkoti …