As shiu nuk e ndal revoltën, studentët sërish në protestë ndaj Ramës: Bashkohuni me ne!

As moti i keq dhe reshjet e shiut kanë përfshirë Tiranën, studentët nuk janë tërhequr nga protesta e tyre, duke vijuar revoltën kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në ditën e 22-të të revoltës studentore, të rinjtë kanë dalë sërish në rrugë duke bojkotuar mësimin dhe kanë dëshmuar se as shiu dhe as përpjekjet për të shuar zemërimin e tyre nuk i ndalin nga kërkesat për ndryshim.

Për momentin studentët ndodhen në Univeristetin e Politikenikut, ku me thirrjet ‘Bashkohuni me ne’ kanë hyrë nëpër klasat e fakultetit dhe pritet të mblidhen në ambjentet e jashtme.

Studentët kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë protestës, në Universitetin “Politeknik të Tiranës”.

Fotot janë të vendosura në disa karrige të shoqëruara dhe me shkrimet “Dialog”, duke refuzuar në këtë mënyrë kërkesën e kryeministrit Rama për dialog.

“Sa shpejt harroni diktator”, shkruhet gjithashtu në mesazhet e studentëve.

Të rinjtë janë shprehur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Rama.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha me përfaqësues të Fratelli d’Italia: Narkoshteti i Ramës kërcënon demokracinë! Qeveria teknike, kusht për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, priti një delegacion përfaqësuesish të partisë simotër …