Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para krerëve dhe sekretarëve të degëve tha se, një grup makbethian kapën flamingon për fyti, dhe tentuan të zëvendësonin opozitën e vërtetë me një opozitë në shërbim të Ramës.
Berisha: E vërteta që në këtë uragan të paparë, i dominuar nga të rinjtë dhe qytetarët, por që tërhoqi dhe intelektualët ndër më të shquarit, jehona e tij botërore ishte e jashtëzakonshme.
Mirëpo çfarë ndodhi? Për koincidencë fatale, flamingon e kapën për fyti. E kapën për fyti me sloganin sine qua non ‘Rama në burg, Berisha në burg’.
Me këtë slogan, këta besëprerë në zbatim të projekteve të Edi Ramës dhe të tjerëve, menduan se skenari serb i zëvendësimit të opozitës së vërtetë, që kishte qëndruar në kushte më të vështira, që kishte rezistuar një kalvari të paprecedent në historinë e Evropës, një force politike që në mbrojtje të parimeve të njerëzve të lirë, donin ta arkivonin.
Donin ta arkivonin në banesën e harresës dhe orientuan at protestë të paparë ndonjëherë në Shqipëri, në çdo aspekt, pankombëtare, e orientuan drejt shkatërrimit.
Ata të cilët mbërthyen flamingon për fyti, ata meritojnë të kualifikohen në rrafshin social dhe psikologjik si vrasësit më barbarë.
Natyrisht projekti i tyre për një opozitë tjetër në shërbim të Edi Ramës, solli fatkeqësisht shumë drejt shkatërrimit të atij uragani.
Dhe Partia Demokratike ka një qartësi shumë të madhe dhe denoncon me forcë këtë grup makbethian që në zbatim të porosive të Edi Ramës ndërmori akte të tilla.
Por ju dhe të gjithë demokratët duhet të ndjehen krenarë, se ata në respekt të qytetarëve dhe të të rinjve vazhduan protestën dhe ne ishim partia me shumicë, ndër të gjitha partitë në atë protestë sepse kishte dhe nga parti të tjera pa diskutim, kishte dhe socialistë pa diskutim.
Por të organizuar si Partia Demokratike në protestën e flamingove nuk ka marrë asnjë forcë tjetër politike. Dhe bëmë shumë, shumë mirë them unë. Imagjinoni ju në qoftë se Partia Demokratike nuk do ishte bërë pjesë aktive e saj, ndërgjegjja jonë do mbetej e lënduar për vite dhe dekada.
Gazeta RD