Berisha: Sot ne jemi nga opozitat më të respektuara në planet, më të forta, më të pamposhtura

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se u tentua të likuidohej opozita dhe të krijohej një opozitë, siç e do Edi Rama me patronin e tij, George Soros, por nuk ia dolën.

Berisha tha se, sot ne jemi nga opozitat më të respektuara në planet, më të forta, më të pamposhtura.

Berisha: Kishte mjaft, jo pak, që shtronin pyetjen, pse të shkojmë ne atje, ku hedhin parrulla.

Ne ishim shumë të hapur, shumë të ndershëm, ne u thamë mbështetësve dhe simpatizantëve dhe anëtarëve tanë, ne shkojmë atje, ata që hedhin parrullat janë armiqtë tanë.

Por duke konsideruar të keqen më të madhe Edi Ramën, atëherë ne përshtasim parimin e njohur që nga kohët e lashta, armiku i armikut tim, është aleati im.

Në fakt, në fakt ata që kishin atë mision, ata vazhduan. Gjersa Edi Rama bëri një marrëveshje siç e deklaroi, që unë me flamingot jam në rregull dhe ata të tjerë që protestojnë ata janë sorra, çafka, hajdutë e me radhë.

Pra, ishte një kohë, ishte një zhvillim i panjohur më parë për forcën tonë politike.

Sepse promotori i të gjitha protestave nga vitet ’90 e pothuaj të gjithave nuk them të gjithave, e lindur në protestë, nëna e protestave, tani u gjet përballë një gjiganti popullor dhe u rreshtua pas simboleve të saj, në këtë gjigant.

I gjithë synimi ishte krijimi i një opozite tjetër. I një opozite, siç e do Edi Rama me patronin e tij, George Soros. Pyesin shumë, kush ishte mbrapa? Kush organizonte? Po ju e keni parë. Ata kanë emër mbi emër, ishin organizatat sorosiane në krye.

Ishin ato, të cilat, të cilat, hoqën maskat nga organizatat e shoqërisë civile, u shndërruan në qeliza politike të ekstremit të majtë dhe kërkonin të likuidonin opozitën.

Opozitën e këtij vendi, që kishte dëshmuar vendosmërinë dhe qëndresën më të madhe në historinë e opozitave të Evropës. Asnjë.

Jo për dashurinë tonë, por për kompleksitetin e rrethanave, asnjë forcë politike nuk kaloi një kalvar të tillë si Partia Demokratike dhe nuk ishte vetë i pari ky.

Ne kishim kaluar kalvarin e ’97-ës, kur pas rebelimit komunist, e vërteta është që një pjesë e mirë e drejtuesve të kësaj partie, u shmangën, u larguan.

Por ajo prapë u ndërtua. U ngrit si feniksi nga hiri. U ngrit, u ngrit dhe i përzuri me votë ata që erdhën me rebelim. Kjo është e vërteta.

E zhytën në mënyrën më të pamerituar në izolimin më të thellë, sikur të ishte një parti superfashiste, apo supernaziste, apo superkomuniste. Kush? Një parti që po mbronte parimet më të drejta, të lirisë së një formacioni politik.

Çfarë po bënim ne atje? Ne s’po kërkonim asgjë tjetër, vetëm të qëndronim jo si opozitë e qeverisë, por si opozitë e qytetarëve shqiptarë. Dhe rrethanat bënë që të vendosin, ku jemi sot në krahasim me atë?

Sot ne jemi nga opozitat më të respektuara në planet. Më të forta? Më të forta. Më të pamposhtura.

About Redaksia

Check Also

Rama pritet me protesta nga shqiptarët edhe në Frankfurt

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Frankfurt të Gjermanisë, ku qytetarë …