Opozita sot është shumicë në Tiranë dhe Shqipëri/ Mesazhi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, opozita sot është shumicë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij, ai u kërkoi kryetarëve të degëve që të bëjnë çdo përpjeke për të krijuar një front sa më të gjerë antinarkoshtet.

Ndërkaq Berisha theksoi se, PD nuk do të bashkojë qelbësirat, por do të bashkojë forcat politike, qytetarët. ‘Nuk jemi ne që bashkojmë qelbësirat, por ne do bashkojmë dhe do bashkohemi me të gjitha forcat politike, qytetarët, idealistët, trimat e vendosur për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim. Qelbësirat do t’i kthejmë, do t’i çojmë atje ku e kanë vendin, para ligjit’, tha Berisha.

Berisha: Opozita në fakt sot është shumicë në Tiranë dhe ju garantoj që është shumicë në Shqipëri.

Por në këtë mbledhje, mesazhi im kryesor për ju është që do bëni çdo përpjekje në rrethet tuaja, në qytetet tuaja, në qarqet tuaja për një front sa më të gjerë antinarkoshtet.

Është koha të bëjmë çdo përpjekje për t’u bashkuar me të gjithë ata që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij vendi. Ne jemi sot forca kryesore politike e vendit. Na përket ne.

Ne jemi sot forcë kryesore politike e vendit, ndaj dhe na përket ne të shtrijmë dorën, të vendosim urat e bashkëpunimit me të gjithë spektrin opozitar në çdo qark, në çdo rreth, në çdo qytet dhe kudo.

Flamingot, u faktua se me diktaturën, me narkodiktaturën sado të dukesh, do një front të fuqishëm opozitar. Ata intelektualë dhe jo të paktë që për idealet dhe parimet e tyre shkonin çdo ditë, ata e kuptonin shumë mirë këtë, që duhej një thirrje, i bashkimit të të gjitha forcave politike.

Por flamingot e kishin kapur për fyti. Ata nuk kishin zë. E kishin kapur për fyti. Tani nuk mund të mohohet që flamingot patën një jehonë të jashtëzakonshme dhe i treguan botës se Edi Rama është një diktator, është një hajdut, është një mashtrues.

Shpërtheu lëvizja studentore dhe këtu Partia Demokratike dhe demokratët kanë një meritë të veçantë, që në orën e parë u bashkuan me këtë lëvizje, me parimin: mbështetje të plotë dhe totale dhe mbrojtje të studentëve.

Lëvizja studentore ishte lëvizja e guximtarëve dhe trimave të paparë gjer sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës. Ajo me shpejtësi të rrufeshme fitoi një simpati të jashtëzakonshme. Skena të qëndresës së atyre vajzave që i gjuanin si barbarë me topa uji dhe që mbronte e ishin kapur njëra me tjetrën, apo skena që qëllonin në ballë pa asnjë shkak protestuesit.

Barbaritë dhe qëndresa e bënë lëvizjen e studentëve shqiptarë lëvizjen më të dashur të njerëzve të lirë në mbarë botën.

Dhe është në nderin tuaj, të demokratëve që u bënë mbështetje e fuqishme, me aq sa patën mundësi, parzmore e tyre, në të gjitha etapat.

Deputetët tanë, studiot ligjore kanë bërë asistencën më cilësore aty në komisariate, në ato blloqet e sigurisë, në gjykata dhe kudo.

Ndaj dhe sot falë kësaj qëndrese, falë protestave të papara ndonjëherë që ajo, e flamingove dhe kjo e studentëve, Edi Rama është krejt tjetër. Është një diktator i izoluar, i dërrmuar, i turpëruar, i pandehur, i pafytyrë nga i cili vendi duhet të shpëtojë sa më parë.

Nuk duhet të ketë paqe për këtë regjim! Në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë. Zhvillimet tregojnë se urrejtja e shqiptarëve ndaj tij është e pashlyeshme. Se ajo shpërthen dhe rishpërthen në mënyrë të papërmbajtur.

Zhvillimet treguan se ata që u përpoqën të krahasojnë Partinë Demokratike me Partinë Socialiste, u faktuan në SPAK-un sharlatan, me së shumti e shumë gjëra të tjera mund të themi.

Atyre që janë të tronditur nga zhvillimet u them se keni arsye. Keni arsye.

Nuk jemi ne që bashkojmë qelbësirat, por ne do bashkojmë dhe do bashkohemi me të gjitha forcat politike, qytetarët, idealistët, trimat e vendosur për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim. Qelbësirat do t’i kthejmë, do t’i çojmë atje ku e kanë vendin, para ligjit.

Të gjitha këto përpjekje që dëgjoni ju, ‘si t’ja bëjmë, mirë se Rama duhet të ikë, po kush do vijë?’… Po do vijnë ata që do të përcaktojnë shqiptarët! Dhe unë u them që sot, ligji, ligji, gërshërët e tij ju pret ju dhe banditët tuaj në shpella dhe kudo që janë.

Zero tolerancë!

About Redaksia

Check Also

BE pranon dështimin e SPAK/ Qeveritarëve të korruptuar nuk u preket pasuria

Ndërsa retorika politike mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe goditjet e rrepta ndaj korrupsionit …