Berisha: Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia, miliardat e drogës po shkatërrojnë ekonominë

Gjatë fjalës së mbajtur para kryetarëve dhe sekretarëve të degëve, Berisha u shpreh se, Shqipëria është kthyer në narkoshtet më shumë se vetë Kolumbia. Sipas tij, miliardat e drogës që futen në vend me anë të kontenierëve, po shkatërrojnë ekonominë.

‘E vërteta është se Shqipëria, për tragjizmin, për dramën e saj, vërtetohet sot më narkoshtet se çdo shtet tjetër në planet. Më shumë se Kolumbia. Sepse shtylla më kryesore, tipari më kryesor i një narkoshteti është ndikimi shkatërrimtar i drogës në ekonomi’, tha Berisha.

Berisha: Natyrisht, ka një problem të madh. Ka një problem të madh, dhe historia do ta regjistrojë si një nga skandalet më të mëdha në historinë e Evropës dhe të botës: injorimi i narkoshtetit shqiptar.

Vetëm një muaj më parë, në një drekë kur një deputeti yni do t’i paraqiste fakte të pakundërshtueshme një ambasadori për narkoshtetin, shkëlqesia e tij i përgjigjej: ‘Po si mund ta themi ne këtë, kur Shqipëria po ecën drejt bashkimit europian?’.

E vështirë ta interpretosh këtë reagim apo përgjigje, por e vërteta është se Shqipëria, për tragjizmin, për dramën e saj, vërtetohet sot më narkoshtet se çdo shtet tjetër në planet.

Më shumë se Kolumbia. Sepse shtylla më kryesore, tipari më kryesor i një narkoshteti është ndikimi shkatërrimtar i drogës në ekonomi.

Eurostat publikoi para dy javësh studimin krahasues të raportit të euros me 40 monedhat e planetit dhe leku, që shqiptarët me të blejnë sot 50% më pak se në 2013-ën, doli monedha më e fortë e botës.

Euro dhe dollari, dy kryemonedhat e botës, janë zhvlerësuar në raport me lekun 33 dhe 35%. 6  përqind është zhvlerësimi në Kolumbi i pezos. 12 përqind është zhvlerësimi i pezos në Meksikë. Sepse këtu miliardat e euros vijnë me kontejnerë dhe pastaj vrasin eksportet, zhvlerësojnë eksportet, falimentojnë.

Kursimet e qytetarëve shqiptarë kanë humbur 250 miliardë lekë, qindra mijëra pensionistë që marrin 100 apo 150 euro apo dollarë nga familjarët e tyre, i kanë të zhvlerësuara 30%.

Prodhimi industrial në pikiatë, eksportet 28%.

Drogë ka dhe Serbia, po, dhe janë klane shumë të fuqishme, por problemi është se Serbia nuk u shtrua në parajsën e larjes së parave të drogës të të gjithë trafikantëve, siç është Shqipëria.

Raporti i euros me dinarin ka lëvizur 5%. Droga është një fuqi e të keqes, një superfuqi e të keqes për shqiptarët.

Bisedoja me miq që kanë kaluar jetën e tyre me zgjedhje dhe sapo mbyllej kapitulli i narkoshtetit, nuk ka zgjedhje thoshin ata. Është e kotë, mos hyni fare, nuk mund të ketë zgjedhje. Sepse droga, tonelatat, paratë blejnë gjithçka.

Por ne qëndruam ndaj kësaj të keqeje, pavarësisht nga çmimi. Narkoshteti bëri gjithçka ndaj nesh. Na mori logon, vulën, flamurin. Në dy palë zgjedhje pa të gjitha këto. Vendosën në arrest shtëpie, bllokoi të gjitha fondet.

Gjithçka u bë që ne të shuheshim. Por ne në fakt kemi dalë më të fortë se kurrë. Po, sepse në mbrojtjen e një kauze të drejtë ne ia dolëm dhe është një meritë e jashtëzakonshme kjo.

Na e imponuan, nuk e zgjodhëm vetë, por ne qëndruam.

Dhe tani këta mendonin se me një mikrofon do ta zëvendësonin si në Serbi opozitën, çka treguan se këta nuk kishin hall Edi Ramën, këta kishin hall opozitën.

About Redaksia

Check Also

Veliaj ka nisur të flasë/ Tre mesazhe nga ditari i një të “penduari” për Ramën

Me vonesë Veliaj e ka kuptuar se autori i të gjithë skemës së burgosjes së …