Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, i cili drejton edhe grupin, Zhupa shpreh shqetësim të thellë për raportimet mbi ushtrimin e dhunës ndaj të miturve nga punonjës të Policisë së Shtetit. Ajo thekson se sipas deklarimeve të Ministrit të Brendshëm, deri më 30 tetor janë shoqëruar në polici 269 persona nën moshën 18 vjeç.
Postimi
Në cilësinë e nënkryetares së Grupit “Miqtë e Fëmijëve”, kam kërkuar thirrjen urgjente të një mbledhjeje për trajtimin e të miturve gjatë protestave të ditëve të fundit dhe për shqyrtimin e paketës së masave të qeverisë.
Duke shprehur shqetësim të thellë mbi ushtrimin e dhunës ndaj të miturve nga punonjës të Policisë së Shtetit ku sipas deklarimeve të Ministrit të Brendshëm, deri më 30 tetor janë shoqëruar në polici 269 persona nën moshën 18 vjeç.
Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë dhunën e paligjshme ndaj një të mituri apo cenimin e garancive që legjislacioni shqiptar dhe konventat ndërkombëtare i njohin atij.
Grupi duhet diskutoj gjithashtu mbi paketën e re të masave të qeverisë, përfshirë aktin normativ për tubimet dhe përgjegjësinë financiare të prindërve për dëmet e shkaktuara nga të miturit. Këto masa janë antikushtetuese dhe duhet të shqyrtohen nga këndvështrimi i interesit më të lartë të fëmijës, individualizimit të përgjegjësisë dhe proporcionalitetit.
E drejta kushtetuese e protestës nuk mund të bëhet objekt penalitetesh dhe ushtrimi dhune vetëm sepse nuk i pëlqen Edi Ramës.
Gazeta RD