Nisma synon t’u japë qytetarëve të Tiranës mundësinë të shprehen drejtpërdrejt përmes votës nëse janë dakord me projektin e ndërtimit, i cili është kundërshtuar për ndikimin që pritet të ketë në trafikun, cilësinë e ajrit dhe hapësirat e gjelbra të qytetit.
Kërkesa për referendum është depozituar në KQZ më 5 tetor 2026 nga një komitet nismëtar, ku bëjnë pjesë Dorial Teliti, Adriana Kalaja, Jamarbër Malltezi, Erges Eskiu, Xhulda Xheka, Agron Kuliçaj dhe aktivistë e qytetarë të tjerë.
Pyetja që propozohet t’u shtrohet qytetarëve është: “A jeni dakord që të ndërtohet një kullë tek Parku Rinia?” Sipas kërkesës, alternativa “JO” do të konsiderohet fituese nëse merr numrin më të madh të votave, ndërsa nisma synon të ndalë një tjetër projekt ndërtimi që kërcënon hapësirat e gjelbra të Tiranës.
Kujtojmë se më 1 tetor, kryeministri Edi Rama prezantoi projektin fitues të konkursit ndërkombëtar për transformimin e kompleksit “Tajvani” në Parkun Rinia, duke bërë të ditur se studioja daneze Bjarke Ingels Group (BIG) ishte përzgjedhur për projektin “Tirana Fountain Plaza”. Projekti parashikon ndërtimin e një kulle rreth 78 metra të lartë, me apartamente, zyra dhe ambiente hotelerie, si dhe parkim nëntokësor. Rama e prezantoi ndërhyrjen si një tjetër etapë të vizionit të tij për Tiranën e vitit 2030, duke pretenduar se ndërtimi do të realizohet brenda perimetrit të pronës private dhe se do të shtojë hapësirat e gjelbra dhe elementët e ujit në park.
Dokumenti:
Tiranë, më 05 Tetor 2026
Kërkesë
Objekti: Kërkesë për zhvillimin e një referendumi vendor lidhur me vendimin për ndërtim kulle në Parkun Rinia në njësinë e qeverisjes vendore Bashkia Tiranë.
Baza ligjore: nenet 2 pika 2, 108 pikat 2 dhe 4 të Kushtetutës dhe dispozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi për zhvillimin e referendumeve vendore në nivel të njësive bazë të qeverisjes vendore.
Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Tiranë
Përshkrimi i çështjes
Përmes mediave u informuam se qeveria ka kryer një konkurs për ndërtimin e një ndërtese gjelqeveritëse në zonën e Parkut Rinia dhe se është përzgjedhur edhe projekti fitues.
https://lapsi.al/shpallet-projekti-fitues-kjo-eshte-kulla-qe-do-te-ngrihet-ne-parkun-rinia-1094856
Kjo ndërtesë e lartë pritet të shtojë trafikun, përkeqësojë cilësinë e ajrit dhe rrisë presionin njerëzor në një ndër hapësirat e gjelbra të fundit të mbetura në Tiranë.
Ne si komitet nismëtar dhe qytetarë të Tiranës, duke qenë se ky projekt cenon edhe më tej mushkëritë tona kërkojmë zhvillimin e një referendumi vendor në përputhje me nenet 2 pika 2, 108 pikat 2 dhe 4 të Kushtetutës dhe në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor për zhvillimin e referendumeve vendore.
Pyetja që do shtrohet në referendum është:
A jeni dakord që të ndërtohet një kullë tek Parku Rinia?
Kërkesa e shtruar prej nesh, quhet fituese nëse alternativa “JO” merr numrin më të madh të votave në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Lutemi na pajisni me formularin për të mbledhur firmat në përputhje me ligjin.
Duke ju falenderuar për vëmendjen tuaj në këtë çështje,
Komiteti nismëtar:
LISTA E FIRMËTARËVE
Nr. Emër Mbiemër
1 Dorian Teliti
2 Adriana Kalaja
3 Xhulda Xheka
4 Agron Kuliçaj
5 Onelda Zefi
6 Gjergo Ndoj
7 Ledio Nuraj
8 Bujar Vukaj
9 Fadil Muleçi
10 Arben Ibroja
11 Gjovalin Syla
12 Pjerin Kodraçaj
13 Gazmend Sallaku
14 Fetah Hasana
15 Ismet Abdullaj
16 Lule Narepeza
17 Erges Esk i u
18 Spartak Tolloçaj
19 Bejzul Keruta
20 Dukagjin Qerimi
21 Genci Kanto
22 Ylli Subashi
23 Besim Kuka
24 Jamabere Malltezi
25 Nikolin Cali
26 Xhaxho Niso

Gazeta RD