Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët, duke komentuar metodat e propagandës së qeverisë tha se, Edi Rama është shëmbëlltyra e cinikut, frikacakut dhe hajdutit njëkohësisht.
-Artan Begollari pyet në lidhje me faqen që Edi Rama ka hapur FolmeKryeministrin.al. Ai kërkon në dialog: Çfarë është ky burracak kryeministër që fshihet pas tastierës dhe s’ka guxim t’i përgjigjet qytetarëve të tij?
Sali Berisha: I dashur mik, është akoma e vështirë për shqiptarët të imagjinojnë se çfarë përfaqëson Edi Rama.
Edi Rama është modeli, është shëmbëlltyra e cinikut, frikacakut dhe hajdutit njëkohësisht. Është i aftë të bëjë gjithçka për të mbrojtur veten nga krimet që ka kryer. Por prej tyre nuk del dot. Prej tyre nuk del dot.
Gazeta RD