Kedhi: Qeveria Rama po shkatërron ekonominë prodhuese, Shqipëria po zhytet në modelin e betonit

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi, ka kritikuar modelin ekonomik të qeverisë Rama, duke e akuzuar se favorizon oligarkinë, ndërtimin dhe importet, në kurriz të prodhimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Kedhi kërkon ndryshim politik dhe një model ekonomik të bazuar te prodhimi, eksportet dhe biznesi i lirë, duke theksuar se Shqipëria duhet të prodhojë dhe të krijojë pasuri për qytetarët e saj.

Reagimi

Shqipëria po humbet plotësisht ekonominë prodhuese, ndërsa qeveria e Edi Ramës ka ndërtuar një model oligarkik, të paqëndrueshëm, që pasuron pak njerëz dhe varfëron shumicën!

Situara e ekonomisë reale është alarmante. Ndërsa qeveria propagandon rritje ekonomike prej 3.66%, ekonomia private, perjashtuar administratën publike dhe taksat, është rritur vetëm 0.86%. Ndërtimi zë 12.6% të PBB-së, rekord në rajon e Europë, ndërsa industria përpunuese vetëm 6.46%. Në Serbi, industria përpunuese gjeneron 24.6% të të ardhurave të 100 kompanive më të mëdha, në Shqipëri vetëm 3.6%. Ne ndërtojmë kulla bosh, fqinjët tanë ndërtojnë fabrika! Qytetarët tanë nuk kanë mundësi as të përballojnë qiratë e as çmimet stratosferike të apartamenteve. Aq me pak të rinjtë. 20% e shqiptarëve janë në varfëri ekstreme ndërsa 55% nuk mbyllin dot muajin.

Kjo është pasoja e një modeli ekonomik të dështuar që favorizon betonin, importet dhe spekulimin në vend të prodhimit, eksporteve dhe punësimit. Një ekonomi që nuk prodhon, nuk mund të krijojë kurrë mirëqenie të qëndrueshme, paga dinjitoze apo të ardhme për të rinjtë. Pas 13 vitesh qeverisjeje, Edi Rama po na lë një vend të shpopulluar, pa prodhim e pa industri.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim politik të menjëhershëm dhe përmbysje të modelit ekonomik! Largimi i kësaj qeverie, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira janë hapi i parë. Më pas duhen rindërtuar shtyllat e Republikës nga të gjithë ne dhe një model ekonomik bazuar në tregun e lirë.

Alternativa jonë është një ekonomi prodhuese, që në në qendër individin dhe familjen, me taksë të sheshtë 10%, TVSH 15%, kompensim të TVSh për produktet bazë, siguri juridike e fiskale, konkurrencë të ndershme, rritje e pragut të TVSH për bizneset e vogla, energji më të lirë, dhe lehtësira konkrete për industrinë, bujqësinë, eksportet, teknologjinë dhe sipërmarrjen e ndershme.

Kapitali duhet të shkojë drejt prodhimit, jo privilegjeve e miqve të pushtetit.

Shqipëria nuk mund të jetojë me beton dhe duke importuar gjithçka. Shqipëria duhet dhe do të prodhojë, eksportojë dhe krijojë pasuri për shqiptarët!

About Redaksia

Check Also

Alimehmeti: Reforma Territoriale abuzim i PS! Nxit shpopullimin!

Anëtari i Kryesisë së PD, Ilir Alimehmeti ka kritikuar reformën territoriale, duke e cilësuar atë …