Kryetari i PD, Sali Berisha, në një reagim në rrjete sociale, shkruan krahas disa dokumentave se, Andrea Shllaku është emëruar drejtori i Portit të Durrësit me urdhër të Troplinëve edhe pse më parë është gjetur me shkelje të rënda.
Berisha thekson se, Porti i Durrësit mbetet porti i lirë dhe më kryesor i drogës së narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Portin e Durrësit ai së bashku me Pirro Vengun janë gjetur me shkelje të rënda dhe të dy janë propozuar për shkarkim nga detyra. Por ai nga ish-drejtor divizioni në port me kërkesën e kartelit Troplini emërohet drejtor i përgjithshëm!
Porti i Durrësit mbetet porti i lirë dhe më kryesor i drogës së narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, shkruan Berisha krahas dokumentave të mëposhtëm.


Gazeta RD