“145 milionë euro në kurriz të shqiptarëve”, Malaj: Rama ka humbur ndjesinë njerëzore!

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për kostot financiare që do të përballohen nga taksapaguesit shqiptarë.

Në një lidhje live për emisionin “Prime News24”, Malaj deklaroi se organizimi i samitit kushton rreth 160 milionë euro, ndërsa sipas tij, vetëm 10 për qind e kësaj shume mbulohet nga NATO. Pjesa tjetër, që përllogaritet në rreth 145 milionë euro, do të rëndojë mbi buxhetin e shtetit.

Malaj kritikoi gjithashtu mënyrën e qeverisjes së Ramës, duke thënë se kryeministri është i rrethuar nga njerëz që nuk i japin mendime të kundërta dhe nuk reflekton mbi vështirësitë ekonomike të qytetarëve.

“Ata kanë krijuar një betonizim të vetvetes dhe nuk dëgjojnë asnjë njeri tjetër që u jep mendim të kundërt. Ai jeton në botën e vet. Vajti dhe kërkoi që Samiti i NATO-s të bëhej në Shqipëri, kur samiti është 160 milionë euro. Vetëm 10 për qind paguan NATO”, u shpreh ish-ministri.

Më tej, Malaj ngriti pikëpyetje mbi leverdinë e organizimit të këtij aktiviteti, duke theksuar se një shumë e konsiderueshme parash do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Del pasaporta e falsifikuar e Irena Gjoka-Maneku…./SPAK e kishte zhdukur

Jamarbër Maltezi publikon pasaportën e falsifikuar të gjyqtares të keqpërdorur nga Rama, Irena Gjoka me …