Jamarbër Maltezi publikon pasaportën e falsifikuar të gjyqtares të keqpërdorur nga Rama, Irena Gjoka me disa mbiemra. Në këtë pasaportë të falsifkuar, gjyqtarja rezulton me mbiemrin Maneku. Pasaporta ishte zhdukur nga SPAK.
Gazeta e njohur greke “Ta Nea” dhe mediat e tjera në shteti fqinj kanë dhënë detaje mbi arrestimin në Greqi të kryetares së GJKKO-së, Irena Gjoka (Maneku) dhe mbi përdorimin e mbiemrit të saj “Shpata”.
Në një artikull të gjatë, bëhet me dije se ajo është arrestuar në Greqi, pasi ka përdorte dokumente të falsifikuara, duke pretenduar se ishte me origjinë greke dhe për këtë shkak iu ndalua hyrja për 12 vite në vendet e zonës Shengen.
Media greke raporton se Irena Gjoka-Maneku-Shpata ka tentuar të hyjë në Greqi më 24 dhjetor 2002, bashkë me bashkëshortin e saj nga pika kufitare e Kakavijës duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.
“Në atë kohë, verio-epiriotasit merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Ajo kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.” – thuhet në artikull.
Gazeta RD